Ballina Kryesore Spitali Amerikan një histori suksesi në Shqipëri, tani ka në krah dhe...

Spitali Amerikan një histori suksesi në Shqipëri, tani ka në krah dhe partnerë britanikë


Në Shqipëri kushtet për të bërë biznes nuk janë shumë të mira. Dhe problemet fillojë nga situata politike tek korrupsioni i lartë deri tek mbrojtja e investimeve nga shteti.

Por pavarësisht kësaj situate, Spitali Amerikan në Tiranë, rezulton një histori suksesi dhe kjo jo vetëm falë investimeve serioze por edhe shërbimit tejet të kualifikuar që ofron falë mjekëve më profesionistë vendas, por edhe të huaj.

Vlera e investimit në Spitalin Amerikan në Tiranë kap shifrën e 35 milionë eurove. Emri i Spitalit Amerikan thuhet fort dhe për pacientët shqiptarë ka zënë vend në mendjet e tyre, jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të pritur prej vitesh dhe te për të vlerësuar nga pacientët, por edhe si vendi ku janë realizuar sfidat e mjekësisë moderne. Transplanti i Veshkave, Transplanti i Mëlçisë, Qendra e Kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgji të zemrës të pa aplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parëkoklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e Spitalit Amerikan.

Por sëfundmi Spitali Amerikan do të ketë krah tij në ofrimin e shërbimeve spitalore për qytetarët, një nga spitalet më të mira private britanike, Kims Hospital. Një marrëveshje bashkëpunimi do të bëjë të mundur shkëmbimin e eksperiencës së stafeve mjekësore mes dy spitaleve dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët që trajtohen pranë Spitalit Amerikan.

Sipas Klodian Allajbeu, Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan
Grupe mjekësore nga Kims Hospital do të vijnë në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat e tyre me mjekët në spitalin amerikan.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ "Pse e shkeli Kushtetutën Don Gramozi, lidhja e Ruçit me djegien e kullës së madhe të drogës në Salari të Tepelenës"

Gjithashtu mjekë nga spitali Amerikan do të shkojnë në Londër në spitalin Kims ku do të marrin pjesë në trajnime të ndryshme që do të organizohen për sa I përket kirurgjive të avancuara.

Bashkëpunimi do të zgjerohet në stafin infermieror, ku infermierë të stafit tonë do të trajnohen pranë spitalit Kims për të zhvilluar më shumë standard të larta shëndetësore në të gjithë trajtimin dhe për të rritur sigurinë e trajtimit ndaj pacientit. Rregulla të caktuara dhe protokolle të caktuara do të vendosen në mënyrë të përbashkët, do të rritet më shumë siguria ndaj pacientit dhe një kontroll më I lartë ndaj infeksioneve ku spitalet që operojnë në britaninë e madhe kanë një nivel të lartë dhe I kushtojnë rëndësi shumë të madhe sigurisë ndaj pacientëve.

Por jo vetëm kaq. Pacientët shqiptarë që trajtohen në spitalin amerikan tashmë do të kenë një rrugë të hapur drejt Kims Hospital në Londër, për të kryer ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë.
Sipas Peter Goddard/ Kryetar Bordi i Kims Hospital, do të transferohen pacientët nga Shqipëria në Britaninë e Madhe për ti trajtuar për ndërhyrje që kërkojnë specializim të lartë, do të shkëmbejmë stafet mjekësore dhe të mësojmë nga aftësitë e njëri tjetrit. Spitalin Amerikan zgjidhet për këtë bashkëpunim sepse me spitalin Kims në Londër ka te njejten vizion, vlera të ngjashme pra është si të thuash një proces binjakëzimi.

Sipas Simon James/ Ceo i Kims Hospital ku në këtë spital ka më shumë se 270 doktorë të specializuar që punojnë në fushat e ortopedisë, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, kjo është një mundësi e madhe për doktorët tanë të vijnë këtu dhe të takojnë mjekë në Spitalin Amerikan të ndajnë me njëri tjetrin praktikat më të mira. Ky bashkëpunim garanton një rrugë shumë të sigurtë për pacientët shqiptare dhe jo vetem, do të kenë sigurinë që u ofron Spitali Amerikan këtu në shqipëri por edhe sigurinë e një prej spitaleve më të mira private në Londër.

LEXO EDHE:  Ky është minerali i vetëm që redukton ankthin, depresionin dhe atakun kardiak, ja ku ushqimet ku mund ta gjeni