Ballina Kryesore “S’po na dalin lekët për bukë, rrisni rrogat”, Rama i përgjigjet komentuesit:...

“S’po na dalin lekët për bukë, rrisni rrogat”, Rama i përgjigjet komentuesit: Edhe pa bukë, edhe me puro e ‘Facebook’ më duket…

Nuk është e pazakontë që kryeministri Rama shpesh herë t’i përgjigjet qytetarëve që komentojnë në faqen e tij në “Facebook”, në statuset që kreu i Qeverisë publikon.

Një qytetar i shkruan Ramës që duhet të ngrihen rrogat pasi njerëzve nuk po i dalin paratë as për të ngrënë, në videon e publikuar nga kreu i Qeverisë gjatë takimit të zhvilluar me punonjësit e Policisë paraditen e sotme.

Por Rama nuk e ka lënë pa përgjigje qytetarin. Por para se t’i përgjigjet duket se e ka kontrolluar profilin e komentuesit dhe ka parë foton që ka në “Facebook” dhe me ironi i shkruan se edhe pa bukë edhe me puro e fejsbuk duket paksa e ekzagjeruar.

Komentuesi: Zoti rama ngriji rrogat popullit nuk na del rroga me hor buk spitalet i ke bo me pare fukaraji vdes ke bo ligjet si evropa po populli nuk ka pun e po vdesin per buk lere drogen lazaratin se po fepotetat i kan lazaratin e drogen

Rama: Ta kam dhene njehere pergjigjen, edhe pa buke edhe me puro e me fejsbuk eshte pak si e ekzagjeruar😉

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook