Ballina Kryesore Stresi del nga burgu? Ja foto që përforcon dyshimet

Stresi del nga burgu? Ja foto që përforcon dyshimet

Stresi është një nga reperët më të përfolur së fundmi.

Ai ka rënë në prangat e policisë, pasi, sipas policisë, iu gjendën armë zjarri si dhe lëndë narkotike.

Para disa javësh ai ka provokuar me një video ‘live’, ku u përfol se ai kishte lënë qelinë.

Tashmë në profilin zyrtar të Stresit është hedhur një foto e tij. Menjëherë lindën pikëpyetjet nëse ai ka dalë nga burgu apo jo?!

Për momentin ende nuk dihet gjë e saktë, gjithsesi ndoshta dhe këtë herë e ka postuar menaxheri i tij, ashtu siç u tha dhe për lidhjen “live” të bërë disa kohë më parë.