Ballina Ekonomi Studimi zbulon realitetin e hidhur: 65% e familjeve shqiptare nuk kanë para...

Studimi zbulon realitetin e hidhur: 65% e familjeve shqiptare nuk kanë para për pushime

Sezoni veror ka hyrë në kulmin e tij, por për shumë shqiptarë pushimet janë një luks, që atë nuk mund t’ia lejojnë vetes

Sipas një studimi të financuar nga Komisionin Europian, 65 përqind e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura as për të përballuar një javë pushime larg shtëpisë.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera fqinje, ku pjesa e familjeve qe nuk përballojnë dot pushime varion nga 38 deri në 47 për qind.

Pushimet në Shqipëri janë një privilegj i pakicës, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve duhet të luftojnë për të përmbushur nevojat e mbijetesës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook