Ballina Kryesore Stuhia e rërës që vjen nga Afrika do të “përpijë” sërish Shqipërinë...

Stuhia e rërës që vjen nga Afrika do të “përpijë” sërish Shqipërinë dhe Ballkanin. Kujdes, është kancerogjene!

Prej ditësh, vendi ynë është shoqëruar me një mot me prani të madhe pluhuri në ajër.

Sinoptikanët kanë njoftuar se reja e dendur e smogut vjen nga Afrika, dhe do të shfaqet sërish gjatë ditëve në vijim.

Sipas “Meteoalb”, kjo situatë do të vazhdojë për të paktën deri edhe të shtunën.

Kjo re e dendur pluhuri konsiderohet nga ekspertët evropianë ambientalistë si tepër e dëmshme për shëndetin, pasi përmban materiale të rënda.

Madje në Greqi janë paralajmëruar qytetarët që këto ditë të mbajnë maska kur dalin jashtë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në vendin tonë.

“Vijon gjate ditës së sotme, prezenca e pluhurit dhe grimcave të rërës nga shkretëtirat Afrikane ne rajonin e Ballkanit. Ndërsa nesër përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet ne ekstremin Jugor te vendit. Por serish e shtuna, megjithëse ne përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve te pluhurit dhe grimcave te rërës ne Ballkan”, njofton “Meteoalb”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook