Ballina Kryesore “Do ta thyej kamerën”, reperi shqiptar bën sherr në mes të intervistës

“Do ta thyej kamerën”, reperi shqiptar bën sherr në mes të intervistës

Ai ndodhet me pushime në Tiranë të cilat duket se nuk po i shkojnë siç duhet.

Teksa ka qenë duke marrë rreze dielli, ditën e djeshme një gazetare i është afruar këngëtarit për t’ bërë një intervistë të shkurtër.

Kur gazetarja Genta Hodo u përpoq t’i bënte disa pyetje reperit të njohur Seven Saraçi, ky i fundit u revoltua dhe kërcënoi kameramanin me fjalët: “Do ta thyej kamerën? Do ta thyej?” dhe u ngrit në këmbë për të bërë sherr.

Gazetarja bëri me dije se prej 2 orësh po prisnin reperin I cili nuk kishte dërguar asnjë mesazh për ta anulluar intervistën.

“Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anullimi paraprak ndodh edhe ky incident”, u shpreh ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook