Ballina Kryesore Tabloja termike, meteorologët: Çfarë na ka rezervuar moti deri në 30 Prill,...

Tabloja termike, meteorologët: Çfarë na ka rezervuar moti deri në 30 Prill, si do të jetë 10-ditëshi i parë i Majit

Meteorologët e Meteoalb kanë publikuar tablonë termike afatmesme ku tregohet se si do të jenë temperaturat këtë javë, por edhe një parashikim deri në fund të muajit prill.

Sipas Meteoalb, ditët në vijim do të jenë me mot të kthjellët, ndërsa temperaturat do të jenë mesatarisht 2.5°C  më të larta se vlera normale të kësaj periudhe.

“Temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe NDERSA 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook