Ballina Kryesore Takimi kokë më kokë me kryeprokuroren Marku, ambasadorja Vlahutin del e buzëqeshur...

Takimi kokë më kokë me kryeprokuroren Marku, ambasadorja Vlahutin del e buzëqeshur (Foto)

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka zhvilluar një takim me ambasaroren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi, i cili vjen në një moment kur institucionet e Prokurorisë në rrethe janë përfshirë nga një valë ndryshimesh, zgjati 50 minuta.

Ky është takimi i parë i Kryeprokurores që prej marrjes së detyrës, ndërkohë që më herët ka takuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, por dhe ambasadorë të tjerë në vendin tonë.

Në takim ishte i pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Pëgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, si dhe Drejtori i SHÇBA-së, Eduart Merkaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook