Ballina Kryesore Taksa për “Rrugën e Kombit”, deputeti thirrje shqiptarëve: Refuzojeni! Të mbrojmë lidhjen...

Taksa për “Rrugën e Kombit”, deputeti thirrje shqiptarëve: Refuzojeni! Të mbrojmë lidhjen vëllazërore me Kosovën

Pas rikthimit të taksës së “Rrugës së Kombit”, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili.

Përmes një status në ‘Facebook’ Vasili i ka bërë thirrje shqiptarëve sërish që ta refuzojnë këtë taksë.

Deputeti i LSI-së thekson se me qeverinë kosovare nuk është bërë asnjë konsultim. Mes të tjerash Vasili tha se duhet të mbrohet lidhjet vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën.

Statusi i plotë
Taksa e rrugës se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.
REFUZOJENI !!
Te gjitha Bashkite e veriut Kukes, Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.
Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.
Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen.Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezerish.
REFUZOJENI TAKSEN.
Te mbrojme djersen e shqiptareve nga plaçkitja.
Te mbrojme lidhjen vellazerore te patjetersueshme me Kosoven,qe kjo takse po i ve minat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook