Ballina Aktualitet “Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut”, Papa Françesku pritje...

“Të bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut”, Papa Françesku pritje madhështore shqiptarëve në Vatikan

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ati i shenjtë, Papa Françesku do të presë në Vatikan emrat dhe artistët shqiptarë. Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi do të jenë: përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë, të besimeve fetare në Shqipëri, intelektualë e artistë.

Pritja do të bëhet me datë 19 Nëntor dhe i pranishëm do të jetë dhe kardinali i vetëm shqiptar Ernest Simoni. Artistët shqiptarë do të mbajnë një koncert madhështor të titulluar: “Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut. 

Performuesit: Dua Lipa, Inva Mula, Olen Çezari, Genc Tukiçi, Elhaida Dani, Ermal Meta, Eno Peçi.