Ballina Aktualitet Të dalësh apo të mos dalësh, Julian Deda “këshillon” shqiptarët për 27...

Të dalësh apo të mos dalësh, Julian Deda “këshillon” shqiptarët për 27 janarin e protestës

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Julian Deda poston në rrjetin e tij social disa mendime ose më saktë “këshilla” përsa i përket protestës së paralajmëruar të 27 janarit.

Aktori shkruan se qytetarët duhet të kenë arsye të forta për të dalë në protestë e për të bërtitur.

Nëse nuk të intereson, mos dil, shprehet Julian Deda, pasi nuk ia vlen të dalësh e të protestosh për karrigen e Lulzim Bashës apo ndonjë politikani tjetër. 

“Për 27 Janarin….!

Nëse nuk ke asnjë arsye për të protestuar, mos dil.

Nëse ke shumë të tilla, dil në protestë. Nëse ke më shume lek në xhep, mos dil. Nese nuk ja del të mbyllësh muajin, dil. Nese paguan me pak taksa, mos dil.

Nëse paguan më shumë, dil. Nëse s’të bëhet vone për çmimin e rritur të ujë/drita, mos dil.

Nëse ia heq gojës së kalamajve për të paguar faturat, dil dhe bërtit fort.

Nëse të pëlqen aroma e hashashit, mos dil. Nëse të shqetëson droga si fenomen sepse mund të ndikojë direkt tek femijët e tu, dil.

Nëse ndjehesh i trajtuar mirë, mos dil. Nëse je i nëpërkëmbur dhe i pa begenisur, dil.

P.s. Për karrigen e Lul Bashës, apo të ndonjë politikani tjetër mos e bëj, as unë s’dal për këtë, sepse kemi kohë, karrigia e Lulit diskutohet në 2021-shin”, shkruan Deda. 

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook