Ballina Kronike Të dënuarit në burgun e Burrelit kërcënojnë me grevë urie. Drejtori i...

Të dënuarit në burgun e Burrelit kërcënojnë me grevë urie. Drejtori i burgut: Nëse duan të futen në greve urie sipas ligjit, ata duhet të firmosin

Në Burgun e Burrelit, të burgosurit kërcënojnë të hyjnë në grevë urie pasi vuajnë dënimin e tyre në kushte shumë të këqija jetese. Nëse nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, ata do të hyjnë në grevë urie pasi zëri i tyre nuk dëgjohet prej kohësh.

Panvarësisht kërkesës së tyre, Drejtori i Burgut ka pohuar se po vazhdojnë punimet për lyerjen e burgut edhe pse kërkesa e të burgosurve është më tepër se kaq.

“Sapo dola nga qelitë e të burgosurve, jam në negociata. Ne po punojmë dhe po lyejmë burgun.  Nëse duan të futen në greve urie sipas ligjit, ata duhet të firmosin. Jemi në negociata”,theksoi Drejtori i Burgut të Burrelit , Fatjon Kurti.