Ballina Kryesore “Të hënksha zogun…”, befason ish-ministri i Drejtësisë: Hej dreq o punë, muhabet...

“Të hënksha zogun…”, befason ish-ministri i Drejtësisë: Hej dreq o punë, muhabet opozite! Po shqyejmë sytë nga…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar situatën ku ndodhet politika shqiptare sot.

Manjani shkruan se populli çfarë nuk po sheh e çfarë nuk po dëgjon nga ata që i zgjodhi deputetë.

“Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite! Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie! Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!”, shkruan ish-ministri ndër të tjera.

Postimi i plotë 
Hej dreq o pune!

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vertetë një reformë ky parlament!

Po kush do ta marrë nismën?!

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë!

Ndaj dhe kemi këtë qeveri…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook