Ballina Kryesore A do të ketë shkulje pllakash më 27 janar? Ja si i...

A do të ketë shkulje pllakash më 27 janar? Ja si i përgjigjet Grida Duma pyetjes së gazetares

E ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Grida Duma foli për protestën opozitare që do të zhvillohet në 27 Janar.

Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

“Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditë është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën”, i shpreh deputetja demokrate.

Ajo tha se po punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesëmarrja është kyçe në këtë aksion.

“Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi por edhe cilësi. Pjesmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës. Së pari, protesta do të nisë atë që është një valë protestash, është e vetmja mënyrë për të tronditur atë qeverisje që sot po rrezikon të shkojë në një tirani dhe autokraci”, deklaroi Duma.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook