Ballina Aktualitet Të riut nga Hasi i ikën “tepeleku i kokës”, i hyn me...

Të riut nga Hasi i ikën “tepeleku i kokës”, i hyn me forcë në banesë 54-vjeçares, por ajo i bën “gjëmën”

Policia e Hasit ka referuar materialet në Prokurorinë e Kukësit për një 28-vjeçar nga Kruma, pasi i ka hyrë një gruaje me forcë në banesë, pa pëlqimin e kësaj të fundit.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se i riu me iniciale K.G., banues në Krumë, i ka hyrë në banesë pa pëlqimin e saj, shtetases M.Gj.

Ka qenë gruaja 54-vjeçare që e ka denoncuar rastin në polici, dhe kjo e fundit ka nisur një procedim penal ndaj 28-vjeçarit për veprën penale “Dhunim i banesës”.

Ende nuk dihet arsyeja e veprimit të të riut, por aventura nuk ka shkuar mirë, pasi do të përballet me drejtësinë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Berishës/ Shikoni me çfarë uji furnizohet Memaliaj (VIDEO)

“Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.G vjeç 28, banues në Krumë, pasi në Krumë, ka hyrë më forcë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases M.GJ vjeç 54, banuese në Krumë. Neni 112 i Kodit Penal”, njofton policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook