Ballina Aktualitet Të shkarkohet Xhafaj? Befason Arian Çani: Lojë e Amerikës, është ministri që...

Të shkarkohet Xhafaj? Befason Arian Çani: Lojë e Amerikës, është ministri që duan ata

Opozita ka shtuar dozën e akuzave ndaj qeverisë, veçanërisht ndaj ministrit Xhafa, pas publikimit të një dokumenti ku vëllai i tij, Agron Xhafa rezultonte i dënuar në Itali për një sërë veprash penale, përfshirë këtu edhe trafikun e lëndëve narkotike.

Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me këtë çështje.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Çani deklaroi se Xhafaj politikisht nuk ka pse të largohet, pasi sipas tij ai është ministri që duan amerikanët, me probleme në figurë.

“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeveerisë tij. Unë e shoh më shumë morale, se politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.

Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet muti mullar dhe askush nuk do me ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafa“, deklaroi Çani.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook