Ballina Kryesore Teatri Kombëtar, shpërthen Mirush Kabashi: Mbushni xhepa, mbushni arka, të pabrek’ ju...

Teatri Kombëtar, shpërthen Mirush Kabashi: Mbushni xhepa, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka shpërthyer ndaj qeverisë “Rama” për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kabashi e konsideroi atë që po ndodh me shpërthimin e “Gerdecit” dhe për këtë arsye, recitoi “Hakërrimin” e Ali Asllanit.

Me këtë hakërrim që duket se i shkon aktualitetit, Kabashi foli më shumë se çdo fjalim tjetër. Ai akuzoi pushtetarët se po mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.

“E kam recituar 20 vjet më parë, para Teatrit të Operës dhe Baletit në një situatë të tillë, edhe kur ndodhi Gërdeci, por më duket se i shkon edhe kësaj situate:

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!/Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”, u shpreh Kabashi.

Në fund ai i përshtati vargjet e Asllanit duke shtuar se Shqipëria dhe Teatri Kombëtar është i yni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook