Ballina Kryesore Tensionohet situata, banorët e Astirit përplasen me policinë dhe hedhin shashka e...

Tensionohet situata, banorët e Astirit përplasen me policinë dhe hedhin shashka e tymuese para Parlamentit

Tensionohet situata në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa banorët e Astirit janë përplasur me punonjësit e policisë.

Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që ti afrohen Kuvendit.

Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.

Teksa protesta vazhdon jashtë ambjenteve të Parlamentit, kreu i Qeverisë është duke mbajtur fjalën në Kuvend.