Ballina Kronike ‘Tërbohet’ kavajsi, rrëmben thikën dhe plagos rëndë pronarin e fast-foodit

‘Tërbohet’ kavajsi, rrëmben thikën dhe plagos rëndë pronarin e fast-foodit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë ku mësohet se janë plagosur dy veta pas një sherri të ndodhur pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.

Burime nga policia shprehen se shtetasi me inicialet N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast-Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerës.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.09.2017, rreth orës 17:50 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse.

Shtetasi N. T., u dërgesa në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.