Ballina Kryesore Tërbohet moti/ Ngatërrohet dimri me pranverën! Ja çfarë surprizash na presin këtë...

Tërbohet moti/ Ngatërrohet dimri me pranverën! Ja çfarë surprizash na presin këtë javë

Sipas meteorologëve java në vijim do të na shoqërojë me surpriza të mëdha ku nuk do të kemi vetëm ulje të temperaturave por dhe kthim të reshjeve të borës.

Meteoalb parashikon një erë të fortë pas mesditës së sotme, ku shpejtësia e erës dotë arrijë deri 70 km/h. Por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h.

Koha vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

E diela sjell rënie te temperaturave me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Ndërkaq, sipas Meteoalb parashikon se javën tjetër sjell rënie të temperaturave dhe do të ketë rënie dëbore në zonat malore të vendit.

Gjithashtu pritet që deri në fund të muajit mars të kemi reshje dhe shtrëngata shiu në të gjithë territorin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook