Ballina Kryesore Testi i mësuesve, deputeti demokrat i përvishet kryeministrit: Rame s’paske ndryshuar fare…

Testi i mësuesve, deputeti demokrat i përvishet kryeministrit: Rame s’paske ndryshuar fare…

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi arritjet e realizuara në 100 ditë në arsim, ka reaguar deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti i PD-së shkruan se kemi të bëjmë me një testim imagjinar të mësuesve.

Sipas Boçit testi është për të parë nevojat kualifikuese të mësuesve dhe ligji thotë që testi nuk të heq nga puna.

Postimi i plotë
RAME S’PASKE NDRYSHUAR FARE…

Sa herë dëgjoj Kryeministrin tek flet për Arsimin, me vjen gjithmonë ndërmend ajo shprehje e Stelios për mikun e vet Olion (dyshja e famshme e humorit Stan Laurel & Oliver Hardy), i cili duke parë bajgën e lopës, psherëtinte:
“Ehhh Olio, s’paske ndryshuar fare…”
Kështu më ndodhi përsëri kur ai “shpalosi” arritjet imagjinare 100 ditore në “luftën për dijen”:
“Ehh Rame – thashë, s’paske ndryshuar fare…”
Del flet, mashtron, rendit gjëra pa sens, pa kuptim, pa turp që vetëm arsim nuk janë.
Foli për një test imagjinar të mësuesve që me demek është bërë “k’to 100 ditë”.
Na qenkan testuar 20.000 mësues!??
Kur mo?! Ku?! Si?!
Na paskan dalë 2200 dobët e do largohen?!
Po përpos kësaj testi thotë ligji, nuk të heq nga puna. Bëhet për të parë nevojat kualifikuese të mësuesve.
Me siguri është bë në kafe ose në parti, sepse në institucionet arsimore nuk ka ndodhur ky testi.
Me gjasë i ka ngel ora dhe i referohet atij testit të kontestuar të para një viti.
Ndërsa këtë numrin 2200 mësues ka që nga 2013 që e mban në gojë.
E nxjerr sa herë i duhet një shifër.
Po këto 300 drejtorët e zevendësuar ku i gjeti?!
Si u bëka zëvendësimi i tyre tak-fak, pa asnjë procedurë ligjore e konkuruese.
E kur ndodhi kjo, sepse dhe atij votimit “demokratik” për drejtorët nuk ja dëgjuam as krismën e nuk i pamë as tymin?!
K/M-in ose e rren paq Lindita në zyrë, ose ky rren publikisht Linditën.
Se që mashtron hapur mësuesit e publikun kjo dihet tashmë.
Kulmi pastaj është me atë shkollën e partisë për drejtorë.
Nuk është parë e as dëgjuar në asnjë vend të Europës apo rajonit një shkollë i thëncin e tillë, 6 mujore.
E shumta është kurs politik.
Aq më tepër që për drejtues arsimi sot në Universitete ofrohet masteri përkatës dy vjeçar.
Po ku ta dijë “Olio” ynë këtë?
Po portalin a ka tentuar ta hapë ky që flet nga maja e portalit?
Sepse atje nuk ka asnjë të dhënë për vende pune.
Ka kohë që ajo portë rri mbyllur.
Po një fjalë “të mirë” për Univeristetet si nuk na the mo K/M-i ynë?!
Po si nuk fole për Shkencën o “Olio” ynë….?!
Po ndrysho pak… se ngele si…
Boll mashtrove.
E të paktën hidhi rrogën mësuesve se shperblimin ia mohove hapur, sepse kanë ditë që janë me sy ngulur drejt bankomateve!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakKëshilla për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm
Artikulli tjetërShqipëria, një shesh xhirimi për Hollywood