Ballina Kryesore Thaçi shpërthen ndaj Berishës: I mbushe me naftë tanket e Millosheviçit kundër...

Thaçi shpërthen ndaj Berishës: I mbushe me naftë tanket e Millosheviçit kundër Kosovës, strehove vrasësin e shqiptarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, ku ky i fundit për sa i përket çështjes së kufinjve të Kosovës

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha tha se “Shqiptarët e komunave të Luginës kanë nevojë për garantimin e të drejtave të tyre në përputhje me konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo që të përdoren për interesa te Serbisë për tregti territoresh”.

Thaçi i është përgjigjur ashpër deklaratave të Berishës, duke e akuzuar për mbushjen e naftës së tankeve të Millosheviçit, ndërsa sqaron se skush nuk është pro ndarjes apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por që duhet t’i thuhet Po bashkimit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën.

“Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, shkruan ndër të tjera Thaçi.

Reagimi i plotë i Presidentit Thaçi:
Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat e Horoskopit që nuk e kursejnë lekun

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. HTH

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Vijojnë aksionet për ujin e pijshëm, ndërpriten 108 lidhje të paligjshme, vendosen 19 gjoba