Ballina Kryesore “Thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit sot…”, befason në emision...

“Thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit sot…”, befason në emision Ilda Bejleri

Përplasja virtuale me analistit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri duke se i ka hedhur më tepër benzinë zjarrit.

Moderatorja seksi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.

“Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!”, i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunjë për Nanon.

“Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”, u shpreh ajo.

Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook