Ballina Kryesore “The Washington Post” jep alarmin, publikon statistikat e frikshme për popullin shqiptar

“The Washington Post” jep alarmin, publikon statistikat e frikshme për popullin shqiptar

Gazeta prestigjoze amerikane “The Washington Post” ka publikuar një artikull ku analizohen dy qendrimet që ekzistojnë në Europë për pranimin e refugjatëve, kryesisht ata sirianë.

Gazeta amerikane fokusohet kryesisht në qendrimet e dy shteteve, të Gjermanisë që është gati të presë me mijëra refugjatë dhe Britanisë së Madhe që vijon të refuzojë shtimin e kuotave të pranimit për refugjatët, pavarësisht se ndryshime pozitive kanë ndodhur në këtë drejtim.

Sipas Washington Post, shkak për këtë ndarje është demografia. Gjermania është një ndër vendet kryesore të BE-së që po humbet me shpejtësi popullësinë e saj.

Në shumë qytete gjermane, rënia e popullësisë nga vitit 2001 deri në 2011 ka qenë deri në -2%, çka ka frikësuar zyrtarët gjerman për pasoja të rënda në ekonomi nëse ky trend vazhdon.

Sa i përket Britanisë së Madhe, ky shtet është një prej atyre që ka qendrueshmërinë dhe stabilitetin më të madh në raport me rritjen e popullësië.

Në hartat e publikuara nga Washington Post, të cilat bazohen në burimet e Zyrës Gjermane për Planifikimin Rajonal, rezulton se Shqipëria është vendi i parë në Europë me rënien më të madhe dhe të shpejtë të popullësisë.

Në të gjithë vendin, rënia e popullësisë është -2%, ndërsa përjashtim bëjnë Tirana, Durrësi, Lezha dhe Saranda, qytete këto që kanë një rritje të popullësisë +2%.

Gazeta amerikane e konsideron shans të humbur për vendet e Europës Lindore që refuzojnë pranimin e refugjatëve, në një kohë kur popullësia e tyre është gjithnjë e më shumë në rënie.