Ballina Kryesore Thuajini lamtumirë motit të keq, ja kur do të vijë pranvera me...

Thuajini lamtumirë motit të keq, ja kur do të vijë pranvera me diell

Lajme të mira priten nga moti, pasi ditët me shi do të marrin fund së shpejt. Bëhet me dije se deri të enjten do të kemi ditë me shi ndërsa ditën e premte e në vijim pritet të vijë pranvera me diell.

Sipas “Meteoalb”, pritet fuqizim gradual i vranësirave deri pasdite kur shirat fuqizohen në të gjithë vendin; më të dendura shirat do të jenë prezente gjatë mbrëmjes në zonat jugore. Edhe e marta, mbetet kryesisht me vranësira e shira mesatare deri intensive, në pjesën më të madhe të vendit.

LEXO EDHE:  Moti i keq në SHBA/ Cikloni godet brigjet lindore, numërohen 5 viktima (Foto)

Temperaturat e ajrit këtë të hënë luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore deri në 21°C maksimumi gjatë mesditës në jugperëndim të vendit. Dita e martë, sjell rritje të lehtë në mëngjes por rënie me 1 – 2°C, sjell mesdita.

Ndërsa ditën e premte e në vijim pritet të vijë pranvera me diell e temperatura normale të stinës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook