Ballina Kryesore Tjetër largim i bujshëm në media, gazetarja largohet nga televizioni Vizion Plus

Tjetër largim i bujshëm në media, gazetarja largohet nga televizioni Vizion Plus

Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet.

Rudina Xhunga është botuese e portalit Dritare.net, një gazetë online e bashkëthemeluar me bashkëshortin, Dritan Hila. Gazetarja e mirënjohur është gjithashtu autore e 8 librave.

Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998.
Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale.

Rudina Xhunga nuk ka preferuar të flasë për këtë largim dhe se do ta bëjë njëherë tjetër duke na shpjeguar se pse vendosi ta mbyllë emisionin Dritare nga Vizion Plus.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook