Ballina Aktualitet Tjetër vetëvrasje në Tiranë, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

Tjetër vetëvrasje në Tiranë, 21-vjeçarja i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një e re i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçarja me iniciale M.L., ka humbur jetën duke konsumuar fotoksinë në banesën e saj në Tufinë.

E reja ka ndërruar jetë në spital, duke mos mundur dot të mbijetojë as pas ndërhyrjes së mjekëve.

Kujtojmë që ky është rasti i dytë i vetëvrasjes në Tiranë. Pak orë më parë një 40-vjeçare u gjet e varur në banesën e saj.

Njoftimi i Policise
Më datë 17.04.2018, në fshatin Tufinë, në banesë, shtetësia M.L, vjeç 21, ka pirë fostoksinë, për pasojë vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook