Ballina Aktualitet “Tmerr, janë hedhur nxënësit nga dritaret. Autobusi gjysmë në rrugë,gjysmë në greminë-flet...

“Tmerr, janë hedhur nxënësit nga dritaret. Autobusi gjysmë në rrugë,gjysmë në greminë-flet kalimtari

Personi i cili u mundua të lidhej me policinë dhe ambulancën, për ti ardhur në ndihmë gjimnazistëve, ka dhënë dëshminë. Ai ka qenë prezent në momentin e ngjarjes dhe është munduar tu vijë në ndihmë me automjetin e tij.

Ka qenë pas autobusit kur është rrokullisur, duke u zhvendosur shume më tutje gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë. 

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”.- ka thënë dëshmitari duke aprovuar edhe një herë që kërkesës së tij për ndihmë i ka ardhur vetëm një ambulancë dhe kalimtarë të rastit.