Ballina Aktualitet Top Channel drejt shitjes, zbulohet milioneri që pritet ta blejë. Pse Ledion...

Top Channel drejt shitjes, zbulohet milioneri që pritet ta blejë. Pse Ledion Lico po heq dorë nga çdo emision?

Shumë shpejt do të nisë sezoni i ri i konkursit me talente “The Voice Kids”, i cili këtë vit nuk do të jetë më në moderimin e Ledion Liços. Në një video të publikuar në profilin zyrtar në Instagram të “Top Channel”, në spotin publicitar shfaqet Dojna Mema, gjë që lë të kuptohet se ajo do të jetë moderatorja e re e edicionit të tretë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Dojna ishte drejtuese e “The Voice Room”, ku qëndronte pranë fëmijëve që konkuronin dhe përjetonte bashkë me ta emocionet e skenës dhe konkurimit. Ndërkohë që Ledioni ka vendosur që të jetë shumë i tërhequr kohëve të fundit, duke mbyllur dhe rrjetet sociale.

Pas dasmës së tij me Sarën, daljet e tij publike mund të numërohen me gishtat e dorës.

Duket se arsyeja kryesore pse Ledion Lico po heq dore nga cdo post dhe emision ne Top Channel, eshte sepse ky televizion po shkon drejt shitjes, burime te sigurta treguan bënë me dije se ardhja e Ben Blushit si drejtor i pergjithshem i Top Channel ishte pikerisht pergatitja e terrenit nga bleresi i ardhshem.

Vjollca Hoxha duket se e ka ndare mendjen per ta shitur televizionin ikone qe u ndertua nga bashkeshorti i saj. Sipas burimeve mendohet se Shefqet Kastrati eshte i interesuari kryesor per tu bere pronar i Top Channel, gjithcka na ngelet te presime eshte se kur shitja do te behet publike. /Shqiperia Ime