Ballina Kryesore Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës

Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Bashës

Jozefina Topalli dhe Arben Imami në  konferencë për mediat. Ata kërkojnë mbledhjen e forumeve të PD-së për shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ajo sulmoi ashpër liderin e PD-së, ndërsa theksoi se ky është një moment kritik për PD-në. Gjithashtu ajo hodhi dyshime për plane të fshehta mes Bashës dhe Ramës.

Ja deklarata e tyre për median.

Arben Imami: “Nuk mund të largohet Edi Rama me shkatërrimin e PD-së. Vendimi për listat është marrë në shkelje të statutit dhe çdo procedure normale. Si zgjidhje të vetme kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së,  shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së .Lulzim Basha. Kjo  është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu”.

Topalli: “Kur kam hyrë për herë të parë në parlament në ’96, nuk ishte parlamenti më politik, por njerëz me një CV që nderonte jo vetëm parlamentin dhe vendin por i jepte nderim PD. Sot po ndodh e kundërta, jo vetëm që nuk ka konsultime, janë shumë pak demojratë që janë në atë listë dhe jo vetëm që nuk ka asnjë emër që nuk i thotë asgjë PD, por unë e kuptoj sa keq ndihen ata. Nuk besojnë në atë që po u ofrohet. Ndoshta Basha i përdor si alibi për të thënë se kjo është PD. Kam pasur një dyshim prej kohësh që kjo nuk është PD, sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij”