Ballina Kryesore Topalli paralajmëron Bashën: Ti të fyen inteligjencën, Jozefina nuk bën hapa prapa!

Topalli paralajmëron Bashën: Ti të fyen inteligjencën, Jozefina nuk bën hapa prapa!


Jozefina Topalli ka fshikulluar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për lëvizjen e tij me te fundit politike për reformën zgjedhore. Ish-nënkryetarja e PD-së për me shume se një dekade ka analizuar kushtet e Bashes duke i cilësuar si hipokrizi dhe tradhti ndaj PD duke e nisur nga kërkesa e tij e pare për reformimin e sistemit politik.

Sistemi politik nuk reformohet përmes reformës zgjedhore, ai reformohet përmes reformës së klasës politike, d.m.th të partive politike; që do të thotë përmes rritjes së demokracisë, të zbatimit të statutit; gjëra të cilat nuk kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në të cilën ka drejtuar Lulzim Basha.

Topalli shprehet kundër aplikimit te teknologjisë ne zgjedhje duke i kërkuar Bashes te sqaroje demokratet se çfarë fshihet pas këtij kushti te përmendur disa here gjate këtij viti nga Basha.

“Herën e parë e filloi si betejë, bëri gjoja, ngriti çadrën, tradhtoi çadrën, bëri marrëveshjen dhe humbi zgjedhjet me minus 230 mijë vota. Tani pyetjet që ai duhet tu sqarojë demokratëve është; e para, ai me votimin elektronik kërkon që të heqë kontrollin politik, kontrollin e demokratëve mbi procesin zgjedhor? Është pyetje e rëndësishme që ua ka borxh demokratëve. Gjë që do të thotë se ai nuk i beson sistemit të kontrollit partiak, por i beson firmave private qoftë kjo e Beqjas apo kunatit? Është pyetja e dytë të cilës ai duhet t’i kthejë një përgjigje. Dhe e treta, do të vazhdojë ai kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtar që dëshmojnë dështimin e një sistemi të tillë në vende të tjera, edhe të kontinenteve të tjera, edhe brenda kontinentit tonë, si dikur Enver Hoxha që dikur me shpatë në dorë çante rrugën drejt socializmit?”, – shprehet Topalli.

Ne lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe idesë se shprehur me herët nga Basha për një sistem mazhoritar topalli akuzon kreun e PD-së se kërkon një sistem i cili dëmton demokratet dhe i jep peshe krimit e parave të pista.

“Nëse sistemi ka qenë mazhoritar dhe ka kaluar në proporcional, cilat kanë qenë arsyet që e kemi bërë një gjë të tillë? Apo në projektin e tij synon që të bëjë marrëveshje me krimin, grupet kriminale dhe paratë për të marrë kolegjet zgjedhore? Apo kërkon që të reduktojë Partinë Demokratike vetëm në 5 karrige në parlament? Besoj që ua ka për borxh demokratëve që ta sqarojë edhe një gjë të tillë”, – tha Topalli.

-Ju besoni që sistemi mazhoritar nuk e favorizon PD?
-Në kushtet kur vendos paraja e pisët, grupet kriminale, në situatën që gjendemi sistemi mazhoritar është tërësisht nga paraja, e vetmja mënyrë për të marrë kolegjet elektorale do të jetë pakt me krimin dhe me paranë.

Për Topallin hipokrizi është edhe kërkesa e Bashes për një sistem i cili zvogëlon kompetencat e kryetarit ne hartimin e listës.

“Kjo është hipokrizia e radhës. Ne nuk kërkojmë një kryetar të dobët, ne kërkojmë një kryetar statutor, që të respektojë ligjin, kushtetutën, statutin e PD të cilin e ka shkelur që ditën e parë që ka zënë dhe ka uzurpuar karrigen e kryetarit të partisë. Edhe në shtator e ka shkelur përsëri statutin, dhe nuk po flas për të gjitha shkeljet e 4 viteve të kaluara. Dy nënkryetarët e PD janë të votuar nga grupi, statuti i PD kërkon bashkë edhe me të gjithë precedentët e zgjedhjeve në PD në 20 e ca vite, ata duhen votuar në këshillin kombëtar; pra kryetari përsëri ka shkelur statutin”, – argumentoi ish-kryetarja demokrate e Kuvendit.

Sipas Topallit kushtet e artikuluar një dite me pare nga Basha për reformën e zgjedhjeve ne Shqipëri janë vetëm një akt tradhtie.

-A jeni dorëzuar në betejën tuaj për të ringritur PD, në betejën kundër Lulzim Bashës?
-Jozefina Topalli nuk bën hapa prapa

Me poshte do te mund te lexoni qendrimin e plote te zonjes Jozefina Topalli:

Dëshiroj t’i referohem një fraze të tij, ai dorëzimin e një letre të tillë e cilësoi si fillimin e një reforme të sistemit politik; ky është mashtrimi I parë dhe manipulimi I parë që e bën jo vetëm me demokratët por me të gjithë opinionin publik. Sistemi politik nuk reformohet përmes reformës zgjedhore, ai reformohet përmes reformës së klasës politike, d.m.th të partive politike; që do të thotë përmes rritjes së demokracisë, të zbatimit të statutit; gjëra të cilat nuk kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në të cilën ka drejtuar Lulzim Basha.

E dyta, të kthehemi tek 3 kushtet e tij. Kushti I parë, votimi elektronik. Në fakt ka ardhur koha që Lulzim Basha tu sqarojë qytetarëve, të paktën atyre që I kanë mbetur dhe që e kanë votuar, në fakt kanë votuar siglën, se çfarë ka ai në mend kur thotë sistem elektronik, meqenëse nuk është hera e parë që e thotë. Herën e parë e filloi si betejë, bëri gjoja, ngriti çadrën, tradhtoi çadrën, bëri marrëveshjen dhe humbi zgjedhjet me minus 230 mijë vota. Tani pyetjet që ai duhet tu sqarojë demokratëve është; e para, ai me votimin elektronik kërkon që të heqë kontrollin politik, kontrollin e demokratëve mbi procesin zgjedhor? Është pyetje e rëndësishme që ua ka borxh demokratëve. Gjë që do të thotë se ai nuk I beson sistemit të kontrollit partiak, por I beson firmave private qoftë kjo e Beqjas apo kunatit? Është pyetja e dytë të cilës ai duhet t’i kthejë një përgjigje. Dhe e treta, do të vazhdojë ai kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtar që dëshmojnë dështimin e një sistemi të tillë në vende të tjera, edhe të kontinenteve të tjera, edhe brenda kontinentit tonë, si dikur Enver Hoxha që dikur me shpatë në dorë çante rrugën drejt socializmit? Duke e mbyllur kushtin e parë që është përsëri hipokrit dhe abuzues, do të thoja që Lulzim Basha nuk mund të bëjë përpjekje të paraqitet si kalorës I votës së lirë, përsa kohë ai ka manipuluar dhe falsifikuar procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike, duke shkelur statutin, kushtetutën e PD-së dhe duke trefishuar pjesëmarrjen e demokratëve në një kohë që atë e kanë bojkotuar 70% e anëtarësisë së PD-së. Gjëja e parë që do bënte ishte të kërkonte falje e të ulte kokën, që do ishte përsëri e pamjaftueshme për atë vend që ka uzurpuar.

Kalojmë tek sistemi. Përsëri duhet tu sqaroj demokratëve pse ka kërkuar sistem mazhoritar. Nëse sistemi ka qenë mazhoritar dhe ka kaluar në proporcional, cilat kanë qenë arsyet që e kemi bërë një gjë të tillë? Apo në projektin e tij synon që të bëjë marrëveshje me krimin, grupet kriminale dhe paratë për të marrë kolegjet zgjedhore? Apo kërkon që të reduktojë Partinë Demokratike vetëm në 5 karrige në parlament? Besoj që ua ka për borxh demokratëve që ta sqarojë edhe një gjë të tillë.

-Ju besoni që sistemi mazhoritar nuk e favorizon PD?

-Në kushtet kur vendos paraja e pisët, grupet kriminale, në situatën që gjendemi sistemi mazhoritar është tërësisht nga paraja, e vetmja mënyrë për të marrë kolegjet elektorale do të jetë pakt me krimin dhe me paranë. Prandaj kërkoj që t’i kthejë përsëri përgjigje demokratëve, përveçse do të ishte asgjësimi përfundimtar I siglës së PD se në fakt Partia Demokratike nuk është kjo që paraqitet sot me siglën në parlament.

-A i besoni Zotit Basha kur thotë se kërkon një sistem ku kryetari të ketë më pak kompetenca për përcaktimin e listës së deputetëve?

-Kjo është hipokrizia e radhës. Ne nuk kërkojmë një kryetar të dobët, ne kërkojmë një kryetar statutor, që të respektojë ligjin, kushtetutën, statutin e PD të cilin e ka shkelur që ditën e parë që ka zënë dhe ka uzurpuar karrigen e kryetarit të partisë. Edhe në shtator e ka shkelur përsëri statutin, dhe nuk po flas për të gjitha shkeljet e 4 viteve të kaluara. Dy nënkryetarët e PD janë të votuar nga grupi, statuti i PD kërkon bashkë edhe me të gjithë precedentët e zgjedhjeve në PD në 20 e ca vite, ata duhen votuar në këshillin kombëtar; pra kryetari përsëri ka shkelur statutin. Kështu që në këtë kuptim hipokrizia e kushtit të dytë të Lulzim Bashës për të zvogëluar rolin e kryetarit kalon caqet, të fyen inteligjencën. Po e përsëris nuk duam një kryetar të dobët, duam një kryetar statutor.

-Kushti i tretë i Z. Basha kishte të bënte me rolin e qytetarëve në përcaktimin e të zgjedhurve.

-Është hipokrizia e tretë, se në fakt letra që ka çuar në parlament nuk është e konsultuar me forumet e PD dhe shkelja e 4 as me grupin parlamentar, as me sekretariatin e PD, as me kryesinë e PD. Jam e bindur që do thotë e kam konsultuar me çadrën, me popullin e çadrës. Kështu që në këtë kuptim tu thuash shqiptarëve që dua që roli juaj të jetë më I madh kur nuk konsulton as njerëzit më të afërt, asnjë forum të Partisë Demokratike. Kjo është hipokrizia e tretë në kushtet e tij dhe e bën të gjithën një akt tradhtie ndaj PD, realisht ky është akti më I madh I tradhtisë ndaj PD I Lulzim Bashës.

-A jeni dorëzuar në betejën tuaj për të ringritur PD, në betejën kundër Lulzim Bashës?

-Jozefina Topalli nuk bën hapa prapa /vizion plus/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook