Ballina Kryesore Trafiku i drogës, Basha sulmon Ramën: Pse i mashtrove shqiptarët lidhur me...

Trafiku i drogës, Basha sulmon Ramën: Pse i mashtrove shqiptarët lidhur me raportin e CIA-s

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë. 

Përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me konstatimet e CIA-s për Shqipërinë, të cilën e konsideron si vendburimin kryesor për kanabisin.

Në profilin e tij në “Facebook”,Basha ka publikuar një video ku akuzon kryeministrin Rama se me luftën antikanabis mashtroi shqiptarët dhe BE, Basha shkruan se vendi nuk e meriton një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.

Ndër të tjera, Basha akuzon dhe Ministrinë e Brendshme se nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë “parajsë e drogës”.

“Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar. Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për parekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës. Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit. Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit. 30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 20. August 2018