Ballina Bota Tragjedi në Arabinë Saudite, rrëzimi i helikopterit i merr jetën princit dhe...

Tragjedi në Arabinë Saudite, rrëzimi i helikopterit i merr jetën princit dhe disa zyrtarëve të lartë

Një princ i Arabisë Saudite dhe disa zyrtarë të tjerë kanë humbur jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin është rrëzuar.

Kanali arab Al-Ekhbariya njoftoi vdekjen e princit Mansour bin Muqrin, zëvendës guvernator i provincës Asir. Helikopteri i tij u rrëzua pranë kufirit jugor të mbretërisë me Jemenin.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e saktë të viktimave, por paraprakisht bëhet me dije se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Qytetari dixhital denoncon: Në Tepelenë ka humbur jetën gruaja që qethte hashashin, ja postimi i Berishës

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e rrëzimit të helikopterit, ndërkohë që autoritetet arabe kanë nisur hetimet për tragjedinë.

Autoritetetet dyshojnë se rrëzimi i helikopterit mund të ketë ardhur nga Jemeni, pasi Arabia Saudite prej ka ndërmarrë një operacion të madh ushtarak kundër rebelëve Huthi dhe ka bombarduar shumë zona të Jemenit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook