Ballina Bota Tragjedi në Francë, 13 persona humbin jetën nga përmbytjet

Tragjedi në Francë, 13 persona humbin jetën nga përmbytjet

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre ndodheshin nëpër kampe.

Si pasojë e të reshjeve të dendura të shiut në jug-perëndim të Francës, kanë humbur jetën të paktën 13 persona, kanë raportuar zyrtarët francezë.

Ekipet e shpëtimit me gjashtë helikopterë janë përpjekur që t’i shpëtojnë njerëzit që kishin hipur përmbi çatitë e shtëpive.

Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive.