Ballina Bota Tragjedi në liqen, mbi 86 të vdekur nga fundosja e tragetit

Tragjedi në liqen, mbi 86 të vdekur nga fundosja e tragetit

Një tragjedi nga ka ndodhur në Tanzani, ku të paktën 86 persona kanë humbur jetën nga fundosja e një trageti në Liqenin Viktoria.

John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, tha se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.

Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit.

Por, të tillët janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.

Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, tha se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas.