Ballina Kronike Tragjike/ Deti merr një tjetër jetë, 13-vjeçari mbytet në Velipojë

Tragjike/ Deti merr një tjetër jetë, 13-vjeçari mbytet në Velipojë

Një ngarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Velipojë ku një 13-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në det.

Policia bën me dije se viktima është i mituri 13-vjeçar me inicialet L.L., nga Mitrovica e Kosovës.

“DuaLajm.com” mëson se djali ndodhej në plazh bashkë me familjen, ku kishin ardhur për të kaluar fundjavën.

I mituri u fut në det për t’u larë por për fat të keq nuk ka mundur dot të dalë i gjallë. Trupi i 13-vjeçarit u nxorr i pajetë nga pushues të tjerë.

LEXO EDHE:  "Qytetarët mbyten në plazhe, Kryeministri i shurdhër vazhdon dënglat e dëgjesave", Vasili vijon sulmet ndaj Ramës

Njoftimi i Policisë
“Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”