Ballina Kronike Tragjike/ Mbytet 69 vjeçari në plazhin e Golemit. Mister shkaqet

Tragjike/ Mbytet 69 vjeçari në plazhin e Golemit. Mister shkaqet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në  plazhin e Golemit ku mësohet se një 69 vjeçar ka humbur jetën rreth  orës 14 : 23. I moshuari ka hyrë në detë për tu larë dhe është mbytur gjatë kohës kur ishte duke notuar. 

Menjëherë pasi turistët e kanë vënë re kanë njoftuar në Numrin e Emergjencave 112. Në vendngjarje kanë shkuar policia së bashku me ambulancën të cilat nga verifikimet e momentit kanë sqaruar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.