Ballina Kryesore Transformimi i Tiranës, një histori suksesi. Ambicia e Erion Veliaj që po...

Transformimi i Tiranës, një histori suksesi. Ambicia e Erion Veliaj që po i jep kryeqytetit fytyrën e merituar europiane


Tirana vitet e fundit ka marrë një pamje të re dhe ndryshimi është i ndjeshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Padyshim që meritën kryesore e ka pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili administron qytetin dhe brenda pak viteve i ka dhënë fytyrën e një kryeqyteti europian. Shumë është bërë por ende shumë pritet të bëhet referuar ritmit të lartë të punës dhe angazhimit ambicioz që ka marrë përsipër Erion Veliaj.

Kujtojmë se muaj më parë Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar Veliajt gjatë një mbrëmje gala, çmimin special: “Administratori më i mirë i vitit 2017”. Vlerësim ky që erdhi edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë. 

Ky nuk është çmimi i parë që ka marrë deri tani kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Pasi ai është vlerësuar edhe me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës. “Kemi ndryshuar narrativën e administratës së qytetit. Zakonisht, në politikë, gjithmonë shqetësohesh për zgjedhjet e ardhshme – pra, përderisa bëjmë gjërat e duhura dhe u kemi shërbyer njerëzve, fitorja nuk do të jetë problem. Por, le ta çojmë bisedën në një nivel tjetër: Si të kujdesemi për gjeneratën tjetër, më tepër se për zgjedhjet e ardhshme? Kemi ngritur Këshillin Lokal të Fëmijëve, organizojmë përditë orë të hapura ku klasa të ndryshme vijnë në bashki për të takuar kryetarin ose një nga drejtuesit tanë. Kemi nxënës të shkollave që një herë në muaj “marrin” drejtimin e administratës së qytetit – njëri bëhet Kryetar i Bashkisë, të tjerë bëhen drejtorë të kësaj apo asaj drejtorie. Kjo është fantastike sepse çdo muaj, deri në 150 fëmijë, bëhen drejtues të lartë. Secili nga ata që largohet nga bashkia, pas kalimit të ditës si një zyrtar i qytetit, kthehet në klasë dhe kthehet në një predikues për mënyrën se si drejtohet qyteti.

Sapo administrata nisi t’u jepte fëmijëve – që janë një e treta e popullsisë sonë – një të tretën e kohës sonë, një të tretën e përpjekjeve tona, një të tretën e vendimmarrjes dhe të të menduarit, atëherë kjo realisht e ndryshoi qytetin. Ajo çka në fillim u pa me dyshim nga elita politike, sot është kthyer në një eksperiment social interesant”, – ka sqaruar pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj.

Një tjetër arsye pse Veliaj e meriton me të vërtetë titullin” Administratori më i mirë” është edhe fakti se në zemër të misionit dhe vendimmarrjes së qytetit qëndrojnë fëmijët; rindërtimi i çerdheve dhe kopshteve, lirimi i hapësirave publike për parqe dhe terrene lojërash, duke i përfshirë të vegjëlit në komunitet.

LEXO EDHE:  Kreu i OMONIA-s reagon për çështjen e "Kacitfas" : Shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën


Veprat murale nëpër qytetet kryesore të botës si Berlin, Londër, Vankuver etj janë kthyer në një instrument tërheqës për rritjen e turizmit dhe njëkohësisht kanë ndikuar në përmirësimin e mjaft problematikave ekonomike, mjedisore dhe sociale me të cilat ballafaqohen sot qendrat urbane. Të njëjtën gjë po bën tashmë edhe Erion Veliaj, që në bashkëpunim me laboratorin italian “167/B Street” nga Leçe i ka dhënë ngjyra objekteve gri të trashëguara nga periudha komuniste, duke i dhënë jo vetëm dritë Tiranës por edhe promovuar artin mural në hapësira të ndryshme publike ku fasadat e ndryshme të qytetit shërbejnë si kanavacë dhe galeri për artistët.

Gjithashtu mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, e kanë renditur Tiranën si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit.

Kujtojmë se vetë qytetarët e Tiranës i kanë përqafuar politikat mjedisore të Tiranës, siç ishte edhe aksioni për mbjelljen e pemëve. “Shpreh mirënjohjen time për të gjithë qytetarët e Tiranës që e prodhuan këtë histori suksesi. Në fund të ditës bashkia ka vetëm një thelë të kontributit për gjelbërimin apo ndryshimin e mentalitetit. Pjesën më të madhe, si ajo për mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, e kanë qytetarët e Tiranës. Ndihem i bekuar që administrata jonë punon në një qytet ku njerëzit e përqafojnë ndryshimin, ku duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, kujdesen për qytetin, e ndjejnë si të tyrin, dhe besoj që fushata e madhe e pemëve merr çdo ditë uratën dhe vlerësimin e qytetarëve tanë që sot jetojnë në një qytet më të jetueshëm. Por, unë besoj se më e mira është përpara”, tha Veliaj pak kohë më parë.

LEXO EDHE:  Skandal/ Ku ikën personeli i qëndrës shëndetsore të Lushnjës ?

Për këto arsye por edhe për plot të tjera, Tirana është përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Arkitekturës si një histori suksesi dhe shembull se si një qytet mund të transformohet edhe me pak buxhet. 

Por ashtu siç është shprehur dhe vetë Kreu i Bashkisë, ka ende shumë punë përpara për të bërë pasi këtë vit fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale dhe në periferi të qytetit.

“Jam shumë i ndërgjegjshëm që më e mira është përpara. Të gjitha vlerësimet e Tiranës nuk mjaftojnë për të kuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Ndaj, besoj që në këtë vit të fundit të mandatit, fokusi më i madh do të jetë tek zonat rurale, tek zonat e periferive të reja, ku kemi krijuar lagje të reja, siç është Farka, zona e Selitës pranë Liqenit të Thatë, Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, siç është zona e Kasharit, Astirit, Yzberishtit dhe zona e Freskut”, – ka garantuar Veliaj.