Ballina Kryesore Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës, Rama shpërthen ndaj opozitës: Ju...

Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës, Rama shpërthen ndaj opozitës: Ju siguroj se…

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit që tronditi qytetin e Fushë-Krujës orët e para të mëngjesit të sotëm, ku banesës së Xhisiela Malokut, iu vendos tritol në oborr.

Në një deklaratë përpara deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, Rama u shpreh se kjo gjë i intereson vetëm atyre që e dhunuan vajzën publikisht.

“Babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e çoi tek SHQUP-i gazetari kurajoz siç pretendohet në filmin e kinsotudios Luli shpk. Është shumë i tendosur. Kush si unë i di, ato që ai di thotë s’ka faj i shkreti. I ka shumëfishuar gojët e shqyera në adresë të prokurorisë flet për fundin e botës por në fakt po i vjen fundi lojës. Ju siguroj se do dalë e plotë edhe e vërteta diskredituese për ata që e dhunuan vajzën e babale dyshit nga Fushë-kruja. Basha kërkon dëshpërimisht të pengojë daljen në dritë të atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të SHQUP-it të përsërisin avazin se Edi Rama synon të paravendos rezultatet e hetimit. Mbrëmë natën vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar për të thënë se vajza është nën terror psikologjik. Ne? Jo. S’ka mëndje që se kupton që për këtë kanë interes ata që dhunuan përditë dhe askush tjetër”, deklaroi Rama.