Ballina Dosier Trondit ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, publikon foton e dy...

Trondit ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, publikon foton e dy partizanëve “gay” që u puthën në buzë në 1944 në Tiranë

Përmes një postimi në “Facebook”, historiani i njohur Kastriot Dervishi ka postuar një foto nga Arkivat e Shtetit ku shihen dy partizanë që puthen në buzë, ditën kur u shënua fitorja e partizanëve dhe çlirimi i Tiranës.

Ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme ka publikuar sot foton e dy partizanëve, e cila mori dhenë një vit më parë duke hapur mjaft debate të nxehta.

Historiani i njohur shkruan se në momentin e shkrepjes së fotos mes dy partizanëve që puthen, ka qenë i pranishëm një fëmijë dhe një i moshuar.

Postimi i plotë
1944/Puthja e burrave

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit.

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë.

Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.

LEXO EDHE:  Rusi 2018/ Belgjika e pamëshirmshme ndaj Tunizisë, e shpartallon me rezultatin e thellë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook