Ballina Kryesore TRONDITËSE/ Zbulohen të tjera abuzime seksuale ndaj fëmijëve, ky është shteti ku...

TRONDITËSE/ Zbulohen të tjera abuzime seksuale ndaj fëmijëve, ky është shteti ku gjysma e priftërinjve katolikë ‘rezultojnë’ pedofilë

Mega-skandali i cili ka përfshirë Kishën Katolike së fundmi është shtrirë edhe në Holandë.

Sipas një raporti të publikuar nga mediat holandeze, rezulton se gati gjysma e klerikëve akuzohen se kanë fshehur abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Bëhet fjalë për abuzime të ndodhura ndërmjet viteve 1945-2010.

Gazeta holandeze tregoi historinë e abuzimeve të një prifti, pasi ai u transferua nga dioqeza në dioqezë për më shumë se 20 vjet.

Në 1969, prifti u zbulua se kishte abuzuar me tre vajza të moshës 6 dhe 7-vjeçare. Pasi i mbijetoi një tentative vetëvrasje, prifti u transferua në një famulli të re.

Por “avazi” vazhdoi sërish deri në vitin 1990, kur prifti arriti të vriste veten, pasi një rast tjetër i abuzimit u bë publik, shkruan “DuaLajm.com”.

Zëdhënësja e kishës Daphne van Roosendaal tha për agjensinë e lajmeve ‘AFP’ se “emrat e disa peshkopëve korrespondojnë me ato që përmenden në një raport të porositur nga Kisha në vitin 2010.”

Ajo tha gjithashtu se shumica e të akuzuarve janë të vdekur dhe se statuti i kufizimeve holandeze ka skaduar në të gjitha rastet.

Katër të akuzuar janë Peshkopi Jan Niënhaus i Utrehtit, Peshkop Jo Gijsen nga Roermond, Philippe Bär nga Rotterdam dhe Jan ter Schure nga Den Bosch. Të gjithë janë të vdekur përveç Bär, i cili tani është 90 vjeç.

Lajmi tronditës u publikua të premten, pak ditë pasi mediat e njohura gjermane Spiegel Online dhe Die Zeit, botuan një raport ku flitej për abuzimet seksuale brenda Kishës Katolike në Gjermani, ku u evidentuan rreth 3,667 raste abuzimesh nga kleri mes viteve 1946-2014.

Po ashtu, muajin e kaluar u publikua një raport që përshkruante abuzimin e pretenduar të mbi 1,000 viktimave fëmijë nga 300 priftërinj katolikë në Pensilvani.

LEXO EDHE:  Instagram i shpall "luftë" YouTube, krijon 'IGTV'

Kritikave në lidhje me abuzimet nuk u ka shpëtuar as Papa Françesku, i cili ka kërkuar falje publike.

Ndërkohë në lidhje me abuzimet seksuale, Ati i Shenjtë ka dëbuar një prift kilen nga rradhët e kishës.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Papa Françesku, gjatë një fjalimi të mbajtur në Irlandë, u shpreh se asnjë përpjekje për të riparuar dëmin nuk është e mjaftueshme.

Një nga deklaratat e Papa Françeskut që nxiti zemërim në rrjet, ishte kur Ati i Shenjtë akuzoi “Djallin” për këto vepra.