Ballina Kryesore Tronditet fshati shqiptar, babai përdhunon disa herë të bijën

Tronditet fshati shqiptar, babai përdhunon disa herë të bijën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gushavec, rreth tri kilometra në veri të Mitrovicës, ku një baba ka dhunuar disa herë seksualisht të bijën 18-vjeçare.

Rasti është denoncuar në polici nga bashkëshortja e abuzuesit H.S., e cila ka thënë se gjatë muajit shtator, i shoqi ka kryer marrëdhënie seksuale disa here me të bijën.

Policia konfirmon:

Në Gushavc H.S disa herë e ka dhunuar vajzën e tij, e lindur në vitin 2000. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e vajzës”.

48 vjeçari është arrestuar para disa ditësh dhe ndodhet në paraburgim. Të afërmit kanë bërë me dije për mediat se H.S. vuan nga problemet mendore.