Ballina Bota Tronditet SHBA-ja, 12 të vdekur nga sulmi me armë zjarri në një...

Tronditet SHBA-ja, 12 të vdekur nga sulmi me armë zjarri në një lokal nate

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku gjatë një sulmi me armë zjarri në një lokal nate, kanë mbetur të vrarë të paktën 12 persona.

Sipas mediave amerikane, mësohet se mes viktimave është edhe sherifi i zonës, i cili iu përgjigj i pari thirrjes për ndihmë pas të shtënave.

Agresori ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë.

Në ambientet e brendshme të lokalit ishin më shumë se 200 persona që po argëtoheshin.

Agresori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të të rinjve që ishin në klubin e natës me breshëri automatiku.

Mendohet se nga sulmi janë plagosur të paktën 15 persona.

Agresori thuhej se mbante një kapele bejzbolli dhe syze dielli. Fillimisht ai qëlloi rojen tek dera. Më pas hapi zjarr mbi një kasiere. Pastaj nisi të hidhte granata tymuese në dyshemenë e kërcënimit. Sipas dëshmive të para, ai qëlloi pa dallim mbi të pranishmit.