Ballina Bota Tronditet SHBA-ja, të paktën 3 viktima nga sulmi me armë zjarri

Tronditet SHBA-ja, të paktën 3 viktima nga sulmi me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar një sulm i armatosur.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se sulmi ka ndodhur pranë një parku industrial në Maryland.

Dyshohet se nga sulmi kanë mbetur të vdekur të paktën 3 persona.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori i ngjarjes është ende i lirë, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes, pasi ai është i armatosur.