Ballina Kryesore Trushpëlarja, “përralla” me Soros , shoqëria civile, armët kimike dhe spektakli i...

Trushpëlarja, “përralla” me Soros , shoqëria civile, armët kimike dhe spektakli i rradhës me spiunë rusë ,terroristë dhe sirianë fluturues!

Nga Red Varaku
Armët kimike janë sjellë dhe janë demontuar në Shqipëri ! Kështu flitet nëpër qarqe të ndryshme patriotike që e duan Shqipërinë. Paratë, që duhet të përfitonte shteti dhe populli shqiptar në këmbim të lejimit të demontimit të armëve kimike ,kanë përfunduar egzaktësisht në duart obezë te dinozaurëve të korrupsionit, me Ramën regjisor dhe sigurisht përfitues kryesor.

Ai që e kujton çështjen e armëve kimike, e mban mend mirë ,që atëherë u diskutua që Shqipëria do të përfitonte rreth 12 miliardë dollarë nga marrëveshja! Me t’u marrë vesh shuma, Rama iu përvesh punës dhe u vetë-ofrua për “pazarin” më të rëndësishëm të jetës së tij me justifikimin se përse të bëhej publike diçka për të cilën mund të “merreshin vesh” vetëm “ata”?

Dhe kështu edhe u bë .Mendja makiavelike e Ramës , përmes mekanizmave dhe marreveshjeve djallëzore me “të tjerë” të korruptuar , arriti të bënte të mundur që këto armë të demontoheshin larg syve të opinionit në Shqipëri, sigurisht në këmbim të parave, por me kushtin që këto para, kësaj here të përfundonin nëpër llogaritë offshore të tij dhe sivëllezërve të tij, dhe jo në xhepat e shqiptarëve. Kjo ka ndodhur prandaj nuk janë të rastësishme alarmet njëpasnjëshme të institucioneve shqiptare për sëmundje të padëgjuara më parë, si dhe ushqime me nivelin e ndotjes kimike shume lart krahasuar me Bashkimin Evropian.

Më pas,me rregji ekskluzive të tij,nën kujdesin e doktorëve të spinit ,ai vuri në skenë për herë të parë në Shqipëri spektaklin më të madh të trushpëlarjes dhe manipulimit “Dramën e mbetjeve kimike”, ku morën pjesë aktorë të panjohur ,gra shatzëna , kolopuçë , pionierë të shkollave të mesme ,të zellshëm dhe të zellshme ,krejtësisht të hipnotizuar ,nën magjinë regjizoriale të pilulave mediatike. E gjithë Shqipëria u brofi në këmbë e shokuar dhe ai u tërhoq në mënyrë solemne nga “shpifjet” e kazanit .Ai ia doli të manipulonte opinionin publik, duke e shitur këtë si nënshtrim të tij ndaj vullnetit të popullit.

Shumë u përlotën dhe qanë asokohe me fjalimin brilant të tij të përzier dhe holluar me jargë dhe ngashërime, ku ai u vetë-impostua në rolin e babait të kombit në lotë ,i cili ndjehej shumë i fyer ,qoftë edhe për faktin që populli që ai e donte aq shumë ,të mund ta mendonte një gjë të tillë kaq makabër.

Ironike dhe për të qeshur është “Lëvizja kundër armëve kimike”, asokohe e quajtur heroike dhe e suksesshme ,për shkak se arriti të zbythte qeverinë në emër të mbrojtjes së interesit publik . Ajo në fakt u thirr, u mbështet,u sponsorizua dhe u mediatizua pikërisht nga mediat kryesore të qeverisë ,në mënyrë që ky projekt mashtrimi dhe korruptiv i përmasave spektakolare të realizohej.

Por nuk keni parë asgjë akoma. Tani ai na vjen si regjizor tashmë me përvojë absolute në spektaklin e rradhës enkas për “copat e mishit me dy sy”. Këtë herë një skenar me Soros dhe Sorosianë ,terroristë të ISIS ,refugjatë sirianë, kinezë super të pasur ,axhendë shpopullimi, iftare punk, spiunë rusë .Një projekt disa herë më i madh dhe më i kushtueshëm, gati me përmasa globale.

Marrin pjesë aktorët më në zë të kohës të cilët menjëherë janë vënë në lëvizje për sipërmarrjen ndoshta më të angazhuar të jetës së tyre. Është akti i fundit i një breshërie spektaklesh me armë kimike, kanabis, spiunë rusë dhe sirianë fluturues. Skena është gati, prozhektorët verbues janë ndezur. Salla sapo ka filluar të mbushet me njerëz të paguar dhe njëkohësisht të hutuar dhe të mpirë! Aty këtu edhe ndonjë “derdimen”.

Vini re ! Ruhuni dhe bëni kujdes nga ky projekt me amballazh tipik postmodern. Ai mund të ketë pasoja fatale për popullin shqiptar.Mund të rezultojë një lavazh edhe më spektakolar i xhepave tuaj si dhe në një helm vdekjeprurës për trupin e dobët dhe të brishtë të Shqipërisë! Ju mbani përgjegjësi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook