Ballina Kryesore “Turp i madh për mua, por duhet ta pranoj”, Ardit Gjebrea bën...

“Turp i madh për mua, por duhet ta pranoj”, Ardit Gjebrea bën rrëfimin më të sinqertë

I ftuar në në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës, ‘Takohemi në një libër’ moderatori shumë i dashur për publikun shqiptar Ardit Gjebrea kritikoi veten.

Gjebrea tregoi se se nuk lexon rregullisht, as me vajzën e tij te vogël Annën.

’Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej,nuk lexoj, me Annën sidomos. Por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim kulturë fëmijëve tanë.Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyreve që sillen po njësoj’u shpreh moderatori.

’Unë them ne bëjmë një jetë ata që i japim prioritet dhe ngadonjëherë i japim shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta’ ka përfunduar ai.