Ballina Aktualitet U arrestua si pjesë e klanit ‘Bajri’, FSHF i del në mbrojtje...

U arrestua si pjesë e klanit ‘Bajri’, FSHF i del në mbrojtje të trajnerit të Kombëtares së femrave

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas arrestimit të Armir Grimës, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbolliti, i cili u arrestua si pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’.

Me anë të një njoftimi zyrtar FSHF shkruan se në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit.

“Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.”

Njoftimi i plotë
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Djali i ish-deputetit që u arrestua, hajduti profesionist në çmontimin e makinave