Ballina Kryesore U fol gjerësisht për arrestimin e tij, ja lëvizja surprizë që bën...

U fol gjerësisht për arrestimin e tij, ja lëvizja surprizë që bën Adriatik Llalla

Pasi në media qarkulluan lajme se po përgatitet arrestimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ky i fundit është larguar për një udhëtim jashtë vendit.

Kujtojmë se së fundi ka patur një përplasje publike me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ishte ky i fundit që deklaroi se Llalla është nën hetim dhe duhet të arrestohet pasi ka pasuri të pajustifikuar.

Gjithsesi asnjëhere prokuroria nuk ka deklaruar publikisht se ka nën hetim, ish-kreun e saj, z.Llalla.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur këto ditë të bëjë një udhëtim jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori Llalla nuk largohet, Ngjela zbulon prapaskenat: Mandati i tij...

Ndërkaq avokati i tij, Sokol Hazizaj ka deklaruar për mediat se një javë më parë iu drejtua me një memo prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook