Ballina Aktualitet “U prek nga virusi dhe vdiq brenda 24 orëve”, çfarë ndodhi me...

“U prek nga virusi dhe vdiq brenda 24 orëve”, çfarë ndodhi me 18 vjeçaren në QSUT?

Një 18 vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze mbrëmjen e 2 gushtit, ndërsa paraprakisht u tha se e reja ishte prekur nga një virus, i cili i mori jetën brenda 24 orëve.

Viktima është identifikuar si Rasel Çarçani. Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e dy ditëve më parë, teksa kishte qenë me pushime në Pogradec, por aty nuk ishte ndjerë mirë dhe për disa ditë me radhë ishte shtruar në spitalin rajonal të Pogradecit.

Një ditë para se të ndërronte jetë, familjarët duke parë gjendjen e përkeqësuar, e kanë sjellë drejt Tiranës për kurim por sipas burimeve nga QSUT ka qenë e pamundur të mbahej në jetë për shkak të sëmundjes spcifike që gjithnjë referuar burimeve, nuk kishte shpëtim, kudo ku 18 vjeçarja të dërgohej.

Sipas mjekëve në QSUT, e reja vuante nga meningjiti.

Nuk dihen faktorët shkaktarë të sëmundjes së vajzës, ndërsa deri më tani familjarët e Rasel nuk kanë bërë kallëzim në polici si dhe nuk kanë shfaqur pakënaqësi ndaj shërbimit e ndihmës së parë që vajzës së tyre u është dhënë nga mjekët e QSUT-së.

Por çfarë është sëmundja e meningjitit, nga çfarë shkaktohet dhe a ka shpëtim prej saj?

Simptomat:
Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës. Ndër simptomat e tjera të shfaqura te fëmijët përfshihen: temperaturë, ethe, dhimbje koke, të vjella, neveri ndaj ushqimit, mpirje të qafës, probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit, përgjumje, pështjellim idesh e konfuzion.

Simptoma kryesore e meningjitit septocemial janë disa njolla të cilat nuk ndryshojnë ngjyrë edhe po ti shtrëngosh me dorë. Këto shenja mund të shfaqen si njolla të vogla në çdo pjesë të trupit dhe mund të shpërhapen si njolla të nxira, të mavijosura. Këto njolla krijohen nga gjaku i infektuar që qarkullon në indet nën lëkurë.

LEXO EDHE:  Zbulohen metodat "alla shqiptarçe" që përdoren për futjen e sendeve të palejuara në qelitë e burgjeve

– Duart dhe këmbët e ftohta

– Dhimbje në këmbë

– Ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës

– Temperaturë

– Ethe

– Dhimbje koke

– Të vjella

– Neveri ndaj ushqimit

– Mpirje të qafës

– Probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit

– Përgjumje

– Pështjellim idesh e konfuzion

Meningjiti është ënjtje e cipës së trurit. Format më serioze të meningjitit shkaktohen nga bakteret. Po ashtu edhe helmimi i gjakut shkaktohet nga e njëjta baktere që shkakton meningjitin. Një person mund të marrë meningjitin dhe helmimin e gjakut në të njëjtën kohë.

Mbrojtja më e mirë është sigurimi i vaksinimit kundër meningjitit dhe helmimit të gjakut. Vaksinat i jepen të gjitha bebeve në programin e vaksinimit të fëmijërisë për mbrojtjen kundër llojeve të ndryshme të meningjitit dhe helmimit të gjakut. Çdo person i rritur mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohet kundër meningjitit të pneumonisë.

Gjithashtu edhe njerëzit e të gjitha moshave me probleme shëndetësore dhe që vihen në rrezik nga sëmundja e pneumonisë mund te vaksinohen kundër saj.

Meningjiti është sëmundje ngjitëse e cila karakterizohet me ndezjen e cipave që mbështjellin trurin. Shkaktarët e meningjitit mund të jenë viruset dhe bakteret. Periudha nga infeksioni e deri tek shenjat e sëmundjes mund të jetë nga 2-10 ditë dhe ajo varet nga shkaktari i sëmundjes.

Të gjitha moshat dhe të dy gjinitë mund të preken nga meningjiti, por më e shpeshtë është tek fëmijët dhe të rinjtë. Rrugët e përhapjes gjenden te uji, ushqimi, kontakti i drejtpërdrejtë me të sëmurin, insektet, ajri.

Në tërë rruzullin tokësor lajmërohet si në formë sporadike, ashtu edhe në formë epidemike. Vërehet një rritje në përfundim të verës dhe fillim të vjeshtës me shkaktarët viralë, e sidomos ata nga zorrët apo enterovirus, dhe në periudhën e dimrit nga virusi i gukave.

LEXO EDHE:  Policia Bashkiake shmang tragjedinë, shpëton vajzën që tentoi të vetëmbytej në Liqenin Artificial

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook