Ballina Kryesore U shkarkua nga Arta Marku, flet Dritan Gina: Po më heton shoqja...

U shkarkua nga Arta Marku, flet Dritan Gina: Po më heton shoqja e saj

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e ankimit të bërë nga Prokurori Dritan Gina, lidhur me shkarkimin e tij.

Gina akuzoi prokuroren e kësaj çështje Anita Jella, që sipas tij ka lidhje shoqërore me Kryeprokuroren Arta Marku, e cila e shkarkoi.

“Prokurorja Anita Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që unë kam paraqitur për Markun. Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me Kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë”, u shpreh prokurori Gina.

Prokurorja Anita Jella, nga ana e saj, tha se mungojnë elementët e shpërdorimit të detyrës nga Arta Marku.

“Sa i perkete faktit se kam qenë në një grup në shkollën e  magjistratures me Arta Markun nuk perbën shkak për tu tërhequr nga kjo çështje. Ne si organi i akuzes kërkojmë rrëzimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, tha prokurorja Jella.

Kujtojmë që Dritan Gani u shkarkua nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook